Deputetja socialiste Zegjine Çaushi ka bërë një reagim publik lidhur me ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë në Roskovec, ku daja i saj plagosi me drapër ish-vjehrrin.
Sipas Çaushit, ajo e ka takuar vëllain e nënës së saj rastësisht në qershor, teksa ishte duke zhvilluar takime në zonë, pasi ka dëgjuar për marrëdhënien e tyre ajo thotë se i ka uruar. Dhe më tej së bashku me një kushëri të pranishëm e kanë pyetur Merita Gremajn “e keni ndarë mendjen? Do martoheni?”, e pasi Gremaj e ka pohuar këtë duke anashkaluar mendimin e të atit, Çaushi është shprehur “Se mos na hapni probleme”, referuar pëlqimit te babait.
Po ashtu deputetja përmes reagimit të saj duket se lë të kuptohet që si daja i saj, ashtu edhe ish-bashkëjetuesja e tij do të duhet të trajtohen psikologjikisht.
“Në të njëjtën kohë, mendoj se ky është një rast që duhet të trajtohet me seriozitet e kujdes edhe nga këndvështrimi psikologjik, për të dy personat, me qëllim gjetjen e zgjidhjes së duhur dhe parandalimin e çdo përshkallëzimi të mëtejshëm.”, ka shkruar Çaushi.
Ajo thekson se ka qëndruar tje për vetëm 10 minuta dhe për ngjarjen është informuar nga mediat. “Për këtë ngjarje jam informuar përmes mediave, njësoj si opinioni publik. Dua ta them shumë qartë: dënoj me forcë çdo formë DHUNE, pavarësisht se nga KUSH është ushtruar.”, shprehet deputetja socialiste.
Deputetja po ashtu ka postuar një foto të dajës së saj dhe ish-bashkëjetueses së tij.
