Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Edhe shtëpinë ja dha Kurtit, le të vjen me jetu, mos të jeton me qera” – Mërgimtari i gatshëm ta mirëpresë në shtëpinë e tij kryeministrin

 
   

Sot është zbuluar shtatorja e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në fshatin Peran të Podujevës. Shtatorja është zbuluar në oborrin e mërgimtarit nga Spanja, të cilit i kushtoi afër 50 mijë euro.

Për këtë llapjan, Albin Kurti është “shpresa e fundit”.

Andaj, Sabahudin Uka, thotë që vendosi shtatoren e kryeministrit në oborr.

E krejt kjo, mërgimtarit i kushtoi afër 50 mijë euro, madje ai ka një ofertë për kryeministrin.

Fjalë të mira patën edhe bashkëfshatarët tjerë.

Madje njëri prej tyre tha se për kryeministrin është në gjendje të japë edhe jetën.

Uka premtoi që së shpejti do të ketë edhe shtatoren e ish-presidentit Ibrahim Rugovës dhe Kryetarit të Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

“Edhe shtëpinë ja dha Kurtit, le të vjen me jetu qetu, mos të jeton me qera” , shprehet ai.