Lajme

Formohet Komisioni për verifikimin e kuorumit dhe mandateve

Është formuar Komisioni i Përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe mandateve të deputetëve.

Ky komision shqyrton dokumentacionin lidhur me certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit, dhe i paraqet kuvendit raportin për vlefshmërinë e mandateve të deputetëve.

Po ashtu i njëjti verifikon kuorumin të seancës konstituive për legjislaturën e XI-të.

Në seancë po marrin pjesë 119 deputetë, ndërsa janë votuar edhe anëtarët e komisionit, me 117 vota për.

Të Ngjashme