Një reagim i ashpër dhe me tone të forta ka ardhur nga Gani Geci, pas valës së kritikave dhe sulmeve ndaj deputetit Fatos Geci për deklaratat e tij kundër Hashim Thaçi.
Në reagimin e tij në Facebook, Geci ka akuzuar një pjesë të spektrit politik se janë bashkuar kundër një familjeje, duke përfshirë në kritikat e tij figura të njohura dhe parti të mëdha në vend, përfshirë PDK e LVV, përcjell “Bota sot”.
Mes tjerash, ai ka theksuar se, sipas tij, nëse këta aktorë politikë do të kishin qenë të vendosur dhe me integritet, do të kishin ndërmarrë hapa konkretë ndaj Gjykatës Speciale, ndërsa i ka cilësuar deklaratat e tyre si të pabazuara.
Gecia mes tjerash pretendon se ekziston një afërsi apo lidhje politike ndërmjet partive rivale, të cilat, sipas tij, veprojnë në mënyrë të koordinuar kur bëhet fjalë për sulme të caktuara.
Ai gjithashtu paralajmëron se, sipas bindjes së tij, opinioni publik në Kosovë do të arrijë së shpejti të kuptojë “të vërtetën” për këto zhvillime dhe për rolin e aktorëve politikë të përfshirë.
Shkrimi i plotë
Reagim kundër të gjithë atyre që u bashkuan kundër një familje.
Bëhuni bashkë, kapuni dorë për dore të gjithë: Albini, Hashimi, Glauku, Karcelli, maca e kuca, krejt LVV-ja e PDK-ja. Shkoni, birësohuni te Haxhi Polari, krejt një nga një; bëhuni bashkë krejt komunistët prej Prishtine deri në Rusi merreni me veti edhe Rada Trajkoviqin Dejona Mihajlin edhe ato gjysheqikat e banu krejt rresht.
Se unë kam thënë qysh para shumë vitesh dhe po e përsëris prapë se ju, LVV, jeni pjellë e PDK-së me emrin LVV.
Shkoni hyni edhe në Prapanicë te Hashim Thaçi, bile bash mirë po bani që po bëheni bashkë kundër nesh.
Ju keni veç llafe, se me qenë ju burra e deputetë të fortë e me dinjitet e me qenë ju dikushi, e kishit zhbërë Gjykatën Speciale, po jeni veç rrenacakë, asgjë më shumë.
Shumë shpejt do ta kuptojë i gjithë populli i Kosovës se ju të dy palët jeni pjellë e OMLK-së.
Merreni me vete edhe ata që deshën me nda Kosovën, merrni me vete edhe ata që shkive ua keni dhënë Zajednicën; hajdeni edhe ju që shkieve ia keni shtuar samoupravlanjen. Të gjithë bëhuni bashkë, se neve mundeni veç me na e flladit pak.
