Rron Gjinovci ka reaguar lidhur me debatet për zgjedhjen e presidentit, duke kritikuar partitë opozitare për qasjen e tyre ndaj kësaj çështjeje.
Ai ka thënë se ato po e legjitimojnë “kapjen e shtetit” duke synuar pozitën e presidentit, ndërsa ka argumentuar se kjo pozitë duhet të përcaktohet përmes një procesi që reflekton vullnetin e qytetarëve, përcjell “Bota sot”.
Reagimi i plotë
Partitë opozitare po e legjitimojnë kapjen e shtetit. Ashiqare, mo nuk po e mshefin si përpara, po thonë që po dojnë me kap pozitën e presidentit. Pra po bojka mi kapë institucionet. E qysh doni me u anku mandej kur VV t’i emëron njerëzit e vet? Nëse ti me 16% mendon që të takon presidenti, pse ai me 47% mos me mendu që i takon atij?
Pse mos me u pajtu me zgjedhë nji figurë jashta partiake e me ndërru kushtetutën ndërkohë me bo zgjedhjen e presidentit nga populli. Simboli i unitetit të popullit le të zgjedhet nga populli, jo nga partitë që po këqyrin me e kap si pozitë për veti.
