Aktuale

Gjykata Kushtetuese merr vendimin e fortë për Sali Berishën

Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht kërkesën e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha lidhur me masën e sigurisë “detyrim për paraqitje”.

Sipas arsyetimit të bërë nga Gjykata Kushtetuese, masa e sigurisë “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” ndërhyn në lirinë e lëvizjes, të garantuar nga neni 38 i Kushtetutës.

Gjykata vlerësoi se Gjykata e Lartë nuk u kishte dhënë përgjigje pretendimeve që lidhen me nevojën dhe përshtatshmërinë e kësaj mase sigurimi.

Për këtë arsye, çështja do të rikthehet në Gjykatën e Lartë, e cila duhet të shqyrtojë sërish problematikat e evidentuara nga Gjykata Kushtetuese.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk e heq automatikisht masën e sigurisë ndaj Sali Berishës. Ai shfuqizon vendimin e Gjykatës së Lartë dhe e kthen çështjen për rishqyrtim.

Për rrjedhojë, Gjykata e Lartë duhet të shqyrtojë sërish çështjen, duke marrë parasysh vërejtjet e Gjykatës Kushtetuese mbi arsyetimin e nevojës dhe përshtatshmërisë së masës.

Të Ngjashme