Lajme

Gollaku përkujton të rënët e familjes Jakupi

Heshtja dhe përkujtimi nderon të rënët e familjes Jakupi nga Orllani i Malësisë së Gollakut. Të paharruara janë çastet kur po shuhej jeta e familjarëve.

“Me një fjalë i ka lajmëruar që i kam krejt rini, fëmijë të pa armatosur, por ata nuk kanë pasur mëshirë për atë edhe ata përnjëherë, kemi rënë për tokë, kanë gjuajtur deri sa kanë menduar që më askush nuk është i gjallë”, tha Syzana Jakupi,  e mbijetuara e masakrës.

Dhuna, terrori dhe gjenocidi serb mbi civilët shqiptarë edhe më tej mbetet i papenalizuar dhe absurd, thotë, Bajrush Ibishi.

 “Nga 24 marsi 1999 deri më 16 prill ky vend i ka pasur 73 mijë njerëz, gjithë këtyre njerëzve kjo popullsi në Gollak jo shumë me pasuri me pak i ka mbështet iu ka dhënë ushqim, strehim me ato mundësi që ka pasur, dhe ajo ka treguar se ky popull e do lirinë”, tha Ibishi.

 Si rezultat i jetës së tyre të dhënë për liri të vendit, jemi këtu ku jemi, ndërsa harresa për ta nuk ka vend në mesin tonë, thotë  Mehmet Jakupi.

 “Çdo ditë, çdo natë i kujtojmë me mall, i vizitoj mos të them tre herë në javë, vijë vizitoj kompleksin sa është vuajtja  madhe jemi edhe krenarë për këtë liri që na kanë sjellë këto viktima, këta martirë këta dëshmorë”, tha ai.

Rrënjët e hidhura të lirisë çdo ditë e më shumë po sjellin fryte të ëmbla, ndërsa jetët e dëshmorëve dhe vepra e tyre është e paharruar, thonë familjarë dhe qytetarë në përvjetorin e kujtimit të rënies së shtatë anëtarëve Jakupi nga Orllani i Malësisë së Gollakut.

Të Ngjashme