Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, përmes një postimi në Facebook njofton vazhdimin e mandatit të drejtorit të AKI-së, Petrit Ajeti, duke theksuar besimin në profesionalizmin dhe integritetin e tij.
Ajo e paraqet këtë vendim si hap për forcimin e institucioneve të sigurisë dhe mbrojtjen e sigurisë kombëtare të Kosovës, përcjell “Bota sot”.
Në të njëjtën kohë, shprehet mirënjohje për punën e tij gjatë mandatit të kaluar.
Postimi i plotë
Sot, së bashku me Kryeministrin Albin Kurti, nënshkruam vendimin për vazhdimin e mandatit të z. Petrit Ajeti në krye të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë edhe për pesë vjet të tjera.
Ky vendim pasqyron besimin tonë në profesionalizmin, integritetin dhe lidershipin e tij në mbrojtje të sigurisë kombëtare, si dhe në forcimin e institucioneve tona të sigurisë.
Gjatë këtij takimi, e falënderuam z. Ajeti për punën e shkëlqyer dhe përkushtimin e treguar gjatë mandatit të kaluar.
