Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, me të cilin ka diskutuar për përparësitë legjislative të Kuvendit dhe rolin e tij në avancimin e agjendës evropiane të Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka bërë të ditur se gjatë takimit ka theksuar përkushtimin për të çuar përpara reformat përmes dialogut dhe bashkëpunimit parlamentar.
Një ndër temat e diskutimit kanë qenë edhe projektligjet që lidhen me Planin e Rritjes, si dhe rëndësia e bashkëpunimit parlamentar për shqyrtimin e tyre dhe miratimin brenda afateve të parapara.
Postim i plotë:
Me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, biseduam për përparësitë legjislative të Kuvendit dhe rolin e tij në avancimin e agjendës evropiane të Kosovës.
Theksova përkushtimin për të çuar përpara reformat përmes dialogut dhe bashkëpunimit parlamentar.
Diskutuam edhe për projektligjet që lidhen me Planin e Rritjes dhe rëndësinë e bashkëpunimit parlamentar për shqyrtimin e tyre të mirëfilltë dhe miratimin brenda afateve të parashikuara.
E falënderova ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar dhe shpreha gatishmërinë për ta zgjeruar edhe më tej bashkëpunimin tonë.
