Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, paralajmëroi se të dhënat e reja për viktimat e luftës do të publikohen në fund të janarit 2027.
Gjatë vizitës në Institutin për krime të kryera gjatë luftës në Kosovë, ku u takua me drejtorin e tij Atdhe Hetemi, Kurti tha se databaza përditësohet çdo ditë.
Kurti: Të dhënat e reja për viktimat e luftës publikohen në fund të janarit 2027
“Në fund korrikut e kemi pasur publikimin e listës preliminare të viktimave të vrarë të luftës, me 13195 persona të verifikuar për periudhën 1998-2000. Databaza përditësohet çdo ditë, ndërsa rezultatet e reja të përditësimit do të publikohen pas gjashtë muajsh, që i bie në fund të janarit të vitit 2027”,tha Kurti.
Me këtë rast, Kurti pranoi raportin vjetor të punës të këtij instituti
Kurti: Institucionet, komunat, qytetarët dhe më gjerë se kaq po bashkëpunojnë ngushtë
“Me rastin e pranimit nga ta të raportit të punës, raportit njëvjeçar, që është hera e tretë që e marr nga drejtori Hetemi dhe ku janë të radhitura, të arriturat mbresëlënëse, të cilat tregojnë se sa shumë ka pasur nevojë për këtë institut, me të cilin organizata të ndryshme, institucionet, komunat e Kosovës dhe qytetarët e Republikës, por edhe më gjerë se kaq, po bashkëpunojnë ngushtë”, tha Kurti.
Instituti i krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë shënon sivjet trevjetorin e themelimit.
