Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se vendi ka nevojë për normalitet dhe stabilitet politik.
Haziri u deklarua para takimit të Grupit Parlamentar të LDK-së dhe në prag të vazhdimit të seancës për konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës.
“Ne sot e kemi takimin e Grupin Parlamentar, nesër është konstituimi i Kuvendit, legjislatura e re”, deklaroi ai, njofton Klankosova.tv.
Haziri mes tjerash u shpreh se është koha që të ndërtohet stabilitet institucional.
“Koha po thërret që të ndërtohet normalitet, stabilitet politik në këtë Republikë. Roli ynë është me dhënë këtë kontribut. Tani gjithçka varet nga zhvillimi i bisedimeve”, tha Haziri.
