Lajme

Hysamedin Feraj kritikon ashpër opozitën: Po fyen qytetarët dhe mërgatën

Analisti politik Hysamedin Feraj ka publikuar një reagim të gjatë ku kritikon ashpër opozitën, duke e akuzuar për, siç thotë ai, “përbuzje dhe urrejtje ndaj popullit”.

Feraj pretendon se opozita ka përdorur gjuhë fyese ndaj qytetarëve, ka nënvlerësuar mërgatën dhe ka akuzuar shumicën e votuesve për manipulime dhe ndikime të jashtme.

Ai gjithashtu kritikon qasjen e partive opozitare ndaj historisë së luftës dhe veteranëve të UÇK-së, duke thënë se debati politik është shoqëruar me përçarje dhe etiketime të rënda ndaj qytetarëve

Në fund, Feraj thekson se kjo qasje, sipas tij, e dobëson besimin e qytetarëve ndaj opozitës dhe marrëdhënien e saj me elektoratin.

Postimi i plotë:

Ç’është kjo urrejtje, çështë kjo përbuzje e opozitës ndaj popullit?

■ Shkurt,

– mërgatën e reduktuan në pastruese vc-ësh të gjermanëve!

– qytetarëve me bindje të kundërt i drejtohen me “eh mor qena”!

– mbi 51 % të popullsisë e quajnë injorante vetëm sepse tani nuk i voton ata!

– urrejnë gjithë popullin pse po përfiton (duke përfshirë edhe ata) financiarisht!

– një popullsi të tërë e akuzon se po shet votën!

– mbi 51 % të popullsisë e paraqesin mbështetëse të anti-amerikanizmit, edhe pse vetë amerikanët kurrë nuk janë ankuar as nuk e kanë konstatuar këtë ndjejnjë të paqenë.

– mbi 51 % të popullsisë e akuzjonë se po mbështetë politika dhe politikanë të paguar nga Serbia e Rusia për shtrirjen e sovranitetit të Kosovës cep me cep!

– akuzojnë andej-këtej popullin se po instalon autoritarizmin, dhe vetë duan pikërisht atë që karakterizon autoritarizmin: pushtet pa votë!

– mbi 50 % të popullsisë e akuzojnë se po përçan vetëm sepse ka kaq vite që populli është bashkuar si asnjëherë më parë përballë tyre. Përballë atyre që janë ndarë e shkëputur nga populli duke u izoluar në pasurinë e tyre marramendëse për këtë vend!

■ Ka vite që këtë urrejtje LDK-istët e kanë artikuluar nën etiketimin e Albinit si “populist” duke lënë të kuptohet se ata janë “elitistë” milionerë.

Atëherë le të mjaftohen me votat e “elitës së Marigona Hill” e të mos ia kërkojnë votat atij populli që e fyejnë dhe përbuzin çdo ditë e çdo orë. Me vite.

■ Ka vite që PDK-istët duan ta paraqesin veten UÇK, duke akuzuar shumicën masive të popullit për dezertim, ikje nga lufta, ose pse kanë qëndruar në Prishtinë apo pse janë arrestuar nga pushtuesi serb! Por asnjëherë nuk ka treguar se ku kanë qenë dhe cilin front të UÇK-së ka mbrojtur, për shembull, ish-kryeteri i të vetëquajturës vjuese e UÇK-së Memli Krasniqi, apo kanakari i saj Enver Hoxhaj, apo kryetari i saj i sotëm formal Bedri Hamza, apo edhe vetë bosi i saj real Sami Lushtaku (përveç udhëheqjes se aksionit të koduar “blerja e tokave”).

Askush nuk i ka prekur më rëndë veteranët e UÇK-se sesa “partitë e luftës” duke i barazuar me mijëra veteranë të rremë, tani më besnikët e tyre (në fakt besnikë të interesit të vet). Por me këtë armatë “besnike”, secili fyen edhe veten, sepse duket se e shndërron veten nga gjeneral i ushtrisë së lavdishme në “Gjenerali i ushtrisë së rreme”.

Populli “injorant” i të gjitha shtresave sociale, poshtë atyre milionerave, po e ndjen dhe po e vuan deri në asht urrejtjen e opozitës pa qenë në pushtet, dhe e di se si do ta shfryjë atë duf po t’i jepet pushtet.

Por me këtë urrejtje e përbuzje opozita veç sa e ka dobësuar të drejtën e vet që ta mëtojë mbështetjen dhe votën e popullit. Por kjo është vetmja “armë” që ende nuk po mund t’ia heqin popullit edhe pse shpesh e kanë çuar ndër mend dhe e kanë shprehur publikisht.

Të Ngjashme