Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

ShowBizzz

“Jam shtatzënë me burrin tënd”, Orinda merr lajmin e papritur LIVE (VIDEO)

Në emisionin “Ndryshe” në rubrikën e telefonatës kurth ishte radha e moderatores Orinda Huta. Kjo e fundit i është përgjigjur telefonates së prezantueses së emisionit, e cila ka pretenduar se e njeh Turin prej dy vitesh.

Jo vetëm kaq Anxhela njëra nga moderatoret e emisionit e ka vazhduar kurthin duke i thënë se Hyska tani nuk do më asgjë me të dhe e keqja është se ka mbetur shtatzënë.

Nga ana tjetër Orinda e ka dëgjuar duke mos reaguar, vetëm në fund i ka thënë tekstualisht: Ah sa keq më vjen për ty, kur të mund të lidhesh me Turin flisni se merreni vesh ju, fëmijën mos e hiq se është mëkat.

Në një moment Orinda ka pranuar edhe të mbajë bebin, por Turin do e lë unë shprehet ajo.

Pasi kuptoi se ishte një “kurth”, Orinda u shpreh se nuk e besoi vajzën.