Lajme

Kërcënimi ndaj kryesuesit të KQZ-së, arrestohet i dyshuari

Është arrestuar i dyshuari i cili kishte kërcënuar përmes rrjeteve sociale kryesuesin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqin.

Kërcënimi kishte ndodhur më 9 shkurt të vitit 2025.

Burimet e medias bëjnë me dije se bëhet fjalë për 32 vjeçarin, Haziz Bytyqi.

Bytyqi u prangos nga policia, në pikën kufitare të Vërmicës.

Rastin për median e ka konfirmuar edhe Prokuroria Themelore e Prishtinës përmes zëdhënëses Kaltrina Shala.

“Referuar kërkesës suaj për informim, ju njoftojmë se, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar për 48 orë një person me inicialet H.B., i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale “Kanosja”, sipas nenit 181 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Lidhur me këtë rast, Prokurori i Shtetit është duke ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi”, deklaroi ajo.

Të Ngjashme