Gjykata e Lartë ka kthyer për rigjykim çështjen për masën e sigurisë ndaj ish-presidentit të Republikës, Ilir Meta.
Në vendimin e sotëm Gjykata e Lartë argumenton se çështja do të kthehet për rigjykim në atë të Apelit.
Kjo e fundit e kishte refuzuar kërkesën e Metës më 22 korrik të vitit të shkuar.
Apeli pati argumentuar se kërkesa është e papranueshme, sepse nuk ka bazë ligjore që të ankimohen kërkesat për zëvendësim mase.
Ndaj këtij vendimi Meta bëri rekurs dhe gjykata i ka dhënë të drejtë për t’u kthyer në rigjykim dhe për ta gjykuar çështjen sërish./Top Channel
