Lajme

Komandanti i KFOR-it pret në takim kongresistët amerikanë në Prishtinë

Komandanti i KFOR, gjeneralmajor Ozkan Ulutas, ka pritur në selinë e misionit në kampin Film City në Prishtinë, kongresistët amerikanë Keith Self dhe Suhas Subramanyam.

Përmes një postimi në rrjetin sociale Facebook të KFOR-it,takimi i dha Komandantit mundësinë të përshkruajë situatën e sigurisë në rajon, duke theksuar angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.

Tutje thuhet se me këtë rast, Gjeneral Major Ulutaş shprehu gjithashtu vlerësimin e tij për kontributin e gjatë dhe të vlefshëm të Shteteve të Bashkuara në misionin KFOR të udhëhequr nga NATO.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, thuhet në njoftimin e KFOR.

Të Ngjashme