Kandidatja për deputete, Adriana Matoshi, ka reaguar lidhur me zhvillimet politike dhe marrëveshjet mes partive në vend.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Matoshi ka ironizuar raportet mes partive politike, duke thënë se “PDK e dogji Fatmir Limajn, ndërsa Vjosa e dogji LDK-në”.
Ajo ka komentuar edhe pozicionimin e disa figurave brenda listës së LDK-së, duke pretenduar se fokusi i fushatës është përqendruar te Vjosa Osmani.
“Janë marrë vesh për mos me pas marrëveshje”, ka shkruar Matoshi në fund të reagimit të saj.
Postimi i plotë:
Dy marreveshje qe si gjeni askund.
PDK e djegi Fatmir Limaj, e Vjosa e djegi LDK-ne
Si fillim, Vjosa i perzuni Hykmeten e Dullen prej top 10-shes. Tash paramendone kur t’merr vota ma shume se ta, I perzen krejt 🙂
Tani krejt paret e fushates qe i ka LDK, komplet te investume ne Vjosen. Kta tjerte veç shikus i ka lon hehe
Jane marre-vesh per mos me pas marreveshje miq
