Aktuale

Kryeministri u prit me vezë në Nju Jork, Taulant Balla nxjerr zbuluar shqiptarët: Persona me emra të ndryshuar për shtëpitë e barit

Shqiptarët që pritën kryeministrin e Shqipërisë në Nju Jork me vezë duke e goditur sapo ai mbërriti para hotelit ku do të zhvillohej mbrëmja gala e organizuar nga Këshilli për Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane, thuhet se janë persona me emra të ndryshuar për shkak të implikimit të tyre në shtëpitë e barit në Amerikë dhe Angli.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla shkruan se njëri prej tyre një M.M. i njëjti edhe para dy vitesh në New York edhe në Londër, pastaj në Bulevard me ditë të tëra, duke shtuar se janë persona me emra të ndryshuar dhe histori shtëpish bari.

Në postimin e tij Balla thekson se personat që qëlluan sot me vezë kryeministrin nuk kanë lidhje me diasporën shqiptare në Amerikë. Në përmbyllje të reagimit të tij, socialisti sugjeron që të shikohet dhe reagimi i policisë amerikane, efektivët e të cilës u shfaqën civilë duke ndërhyrë menjëherë për të ndaluar shqiptarët që qëlluan në drejtim të Ramës.

“Këto tre katër sorra që shfaqen kudo të njëjtët, njëri prej tyre një M.M. i njëjti edhe para dy vitesh në Neë York edhe në Londër, pastaj në Bulevard me ditë të tëra, janë persona me emra të ndryshuar dhe histori shtëpish bari.

Nuk kanë asnjë lidhje me shqiptarët e amerikës, janë paguar për turpin e tyre për të ardhur këtu. Ndërsa Kryeministri Rama mbron në Neë York çlirimtarët dhe flet për Shqipërinë Europiane, këta i bëjnë hyzmetin atyre që i paguajnë. E thjeshtë prej kujt i marrin urdhërat.

P.s. Shikojeni dhe reagimin e policisë amerikane, meqë kritikoni Policinë e Shtetit” shkruan Balla.

Të Ngjashme