Lajme

​Kurti pas ndërprerjes së seancës konstituive: Duhet marrëveshje politike për presidentin

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pas ndërprerjes së seancës konstituive të Kuvendit, ka thënë se duhet t’i jepet hapësirë dialogut politik për arritjen e një marrëveshjeje për çështjen e presidentit të ri.

Kurti pas ndërprerjes së seancës konstituive: Duhet marrëveshje politike për presidentin

“Duam t’i japim shans zhvillimit të diskutimit dhe arritjes së një marrëveshjeje politike për çështjen e presidentit apo presidentes së re. Çfarëdo konstituimi i Kuvendit pa marrëveshjen e çështjes së presidentit, praktikisht do të ishte parapërgatitje për shpërndarjen e Kuvendit”, tha Kurti.

Ai shtoi se dialogu politik është mënyra e vetme për arritjen e konsolidimit të plotë të institucioneve, duke u thirrur në rezultatin e zgjedhjeve të 7 qershorit.

Kurti: Dialogu politik është e vetmja rrugë për marrëveshje

“Dhënia e mundësisë për dialog politik për të arritur marrëveshje është e vetmja mënyrë dhe zgjidhja e duhur për konstituimin e plotë të institucioneve tona, ashtu siç e do rendi dhe ashtu siç kanë votuar qytetarët në zgjedhjet e lira e demokratike”, u shpreh Kurti.

Ai bëri të ditur se Vetëvendosje, që nga publikimi i rezultateve të zgjedhjeve, ka kërkuar hapjen e diskutimeve me partitë politike.

Të Ngjashme