Lajme

Ky është shqiptari 21-vjeçar që u vra në Suedi, varroset nesër në Fier

Nesër do të varroset 21-vjeçari shqiptar i cili u vra ditë më parë në qytetin Helsingborg të Suedisë.

Sipas raportimeve, trupi i Mateo Llupit është transportuar drejt Shqipërisë, dhe ka mbërritur në qytetin e Fierit, ku edhe do të bëhet varrimi, transmeton Klankosova.tv.

Ceremonia sipas njoftimit nga familja do të zhvillohet të premten.

Në këtë ngjarje tragjike është plagosur edhe një vajzë rreth 25-vjeçare, e cila ndodhej në shoqërinë e viktimës. Sipas policisë suedeze, deri tani nuk ka persona të identifikuar apo të arrestuar në lidhje me rastin, ndërsa hetimet vijojnë në disa pista.

Të Ngjashme