Qytetari B.Krasniqi, gjatë ditës së martë ka dorëzuar një portofol që e kishte gjetur në një vendparkim në Malishevë.
Portofoli është hapur në prani të zyrtarëve policorë, dhe brenda tij janë gjetur një shumë parash në vlerë prej 2.940 euro si dhe dokumente personale, transmeton Klankosova.tv.
Sipas njoftimit zyrtar, pas verifikimit të dokumenteve, zyrtarët policorë kanë arritur ta identifikojnë personin të cilit i kishte humbur portofoli. I njëjti është kontaktuar dhe ftuar në stacionin policor për ta pranuar portofolin e tij.
“Policia e Kosovës falënderon qytetarin B.Krasniqi për ndershmërinë dhe bashkëpunimin e treguar, duke dhënë një shembull pozitiv të përgjegjësisë qytetare”, thuhet në njoftim.
