Ministri izraelit i Mbrojtjes Israel Katz ka kërcënuar më “luftë në shkallë të plotë” kundër Autoritetit Palestinez (PA) pas goditjes me thikë të një koloni në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Menjëherë pas sulmit, një palestinez i dyshuar për goditjen, e cila e la kolonin 19-vjeçar në gjendje kritike, u qëllua nga forcat izraelite, raportoi Radio e Ushtrisë Izraelite të hënën.
Incidenti u zhvillua në një koloni ilegale pranë fshatit Usarin në guvernatoratin e Nablusit.
Disa fshatra palestineze u bllokuan pas incidentit, raporton Al Jazeera.
Pas incidentit, Katz tha se, “nëse… mekanizmat e sigurisë së Autoritetit Palestinez dhe organet përkatëse fillojnë, ose ne e dimë me siguri se do të fillojnë, një sulm terrorist në stilin e 7 tetorit kundër forcave (izraelite) dhe kolonive herreje – kryeministri Benjamin Netanyahu dhe unë, e kemi urdhëruar (ushtrinë) të përgatitet për një luftë të hapur në shkallë të plotë.”
Therrja me thikë vjen pas një vale dhune ndaj popullsisë palestineze në Bregun Perëndimor nga kolonët izraelitë.
