Ish deputetja e PS, Marjana Koçeku ka bërë thirrje për mbrojtjen e lumit të lumit të Currajve në Nikaj-Mërtur nga betonizimi për shkak të ndërtimit të digave.
Në një postim në Facebook , ‘Neomalësorja’ i bën apel organizatave mjedisore, banorëve dhe aktivistëve të gjelbër të organizohen për mbrojtjen e kësaj pasurie natyrore para se të jetë shumë vonë.
See also Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 27 dhjetor 2025Postimi i plotë:
Sot mora vesh që lumi i Currajve në Nikaj-Mërtur po cenohet nga betonizimi dhe ndërtimi i disa digave.
Kjo nuk duhet me u leju. Banorët e zonës duhet ta mbrojnë para se të jetë vonë. Çdo ndërhymje në atë lumë të egër asht i pajustifikueshëm.
U baj thirrje organizatave mjedisore, banorëve, aktivistëve të gjelbër, të organizohen dhe ta kenë në vëmendje nji pasuni natyrore siç asht lumi i Currajve në Nikaj-Mërtur.
See also Vrasja e dy vëllezërve dhe shokut të tyre në Podgoricë, arrestohet autori i krimit, dëshmia tronditëseNuk ka pasë ndonjëherë kohë ma të mirë për me vepru!
