Lajme

Nesër ditë zie në nderim të jetës dhe veprës së Rexhep Qosjes, Haxhiu publikon vendimin

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu e ka shpallur ditën e premte, 24 prillin si ditë zie shtetërore në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosjes, i cili vdiq sot.

Në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosja, dita e nesërme, e premte, 24 prill 2026, shpallet Ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës”, ka njoftuar vetë Haxhiu.

Sipas saj, me këtë vendim, shteti shpreh nderimin dhe mirënjohjen për një personalitet që i dha kulturës shqiptare dije, vepër dhe autoritet.

Akademiku, shkrimtari dhe kritiku letrar shqiptar, Rexhep Qosja, ka vdekur të enjten në moshën 90-vjeçare.

Të Ngjashme