Pas reagimit të Vlora Çitakut lidhur me dënimin e Hashim Thaçit, ka ardhur edhe një koment nga Veton Thaçi, nipi i ish-presidentit, përcjell Bota sot.
Çitaku, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka reaguar ashpër ndaj vendimit, duke e cilësuar atë si të “turpshëm” dhe “të papranueshëm”
Pas këtij reagimi, në koment i është përgjigjur Veton Thaçi, i cili i ka drejtuar një mesazh të drejtpërdrejtë Çitakut.
“Boll me statusa, veproni oj zonjë!”, ka shkruar ai.
Komenti i tij ka tërhequr vëmendje, duke nxitur reagime lidhur me mënyrën se si po shprehet pakënaqësia ndaj vendimit për Hashim Thaçin.

Komenti i bërë nga nipi i Thaçit në postimin e Çitakut
