Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Një i moshuar gjendet i pajetë në një kanal në fshatin Pojan

Një 72-vjeçar me inicialet R.M është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme në një kanal në fshatin Pojan, në rrugën që e lidh këtë fshat me Zvezdën. Nuk dihet ende aryseja e humbjes së jetës prej të moshuarit.

Nga këqyrja paraprake e këtij shtetasi nuk rezulton të ketë shenja dhune në trup. Megjithatë grupi i hetuesve është në vendngjarje dhe po sqaron rrethanat e plota të kësaj vdekjeje.

Me sa bëhet me dije, trupi i 72-vjeçarit do të çohet në morg për ekspertizën mjeko-ligjore.

Njoftimi i Policisë:

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 15.01.2024, rreth orës 20:25, në rrugën “Pojan-Zvezdë”, Maliq, në një kanal, është gjetur i pajetë shtetasi R. M., rreth 72 vjeç, banues në fshatin Pojan. Nga këqyrja paraprake e trupit të këtij shtetasi, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.