Analisti Xhevdet Pozhari ka reaguar pas zhvillimeve të fundit politike, duke vlerësuar se oferta që përfshinte postin e kryetarit të Kuvendit, zëvendëskryeministrit, disa ministri dhe një president jopartiak nuk duhej të hidhej poshtë.
Në një postim në rrjetet sociale, ai tha se, duke pasur parasysh rezultatin zgjedhor dhe situatën e ndjeshme brenda LDK-së, kjo ishte një mundësi që duhej shqyrtuar seriozisht.
Megjithatë, Pozhari shtoi se nëse LDK-ja i sheh zgjedhjet si opsionin më të mirë, atëherë duhet të vazhdojë në atë drejtim.
Postimi i plotë:
Kryetar/e të Kuvendit, zv/kryeministër e disa ministri dhe një president jo partiak ku të palët do të dakordoheshin për emrin e përveçëm, nuk është ofertë që duhet me e hedh poshtë.
Veçanërisht me rezultatin e treguar dhe situatën e ndjeshme brenda partisë.
Por, nëse LDK-ja i sheh si opsion më të mirë zgjedhjet, atëherë veç le të vazhdon.
Janë akademikë. E dinë vet më mirë!
