Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka njoftuar “surpriza” në fjalimin që do të mbajë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Në një video të postuar në rrjetet sociale ai ka deklaruar se do të mbrojë Izraelin dhe ushtarët e Forcave të Armatosura Izraelite (IDF).
Kryeministri izraelit tha se po nisej për në Nju Jork për të paraqitur, atë që e cilësoi si “të vërtetën” rreth vendit të tij dhe ushtrisë së tij nga podiumi i OKB-së.
“Po nisem për në Nju Jork sonte për të mbrojtur, nga podiumi i OKB-së, Izraelin dhe ushtarët e IDF-së”, theksoi ai.
Netanyahu pretendoi se po përhapen gënjeshtra për Izraelin në OKB dhe në pjesë të tjera të botës, duke theksuar se synon t’u përgjigjet këtyre akuzave.
“Do të luftoj kundër gënjeshtrave, do të luftoj për të vërtetën, për ushtarët tanë dhe për vendin tonë”, deklaroi ai.
