Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Pas koncertit në Shqipëri, Enrique Iglesias martohet

Vëllai i Enrique Iglesias, Julio bëri një zbulim befasues gjatë paraqitjes së tij në emisionin televiziv Sonsoles Onega në Spanjë. Ndërsa diskutonin për martesën e motrës së tyre Tamara Falco me Inigo Onieva, Julio konfirmoi pa dashje se Enrique është në të vërtetë një burrë i martuar.

“Ajo çfarë ai s’ka bërë është një dasmë e madhe. Enrique ka qenë më Anna-n për shumë kohë dhe kanë 3 fëmijë të mrekullueshëm”, u shpreh ai.

Kjo deklaratë i kapi të gjithë në befasi, veçanërisht mikpritësin, Sonsoles Onega, i cili donte shpejt të korrigjonte deklaratën e Julios. Ndërsa diskutonte për gëzimin e nënës së tyre, Isabel Preysler për të qenë dëshmitare e dasmave të fëmijëve të saj, Onega theksoi se dasma e Enriques mungonte në listë.

Julio zbuloi se Enrique vendosi të mos merrte pjesë në dasmën e Tamarës, duke shpjeguar se vëllai i tij thjesht nuk i pëlqente ngjarje të tilla publike dhe madje pranoi se Enrique nuk mori pjesë në dasmën e tij.