Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, nuk arritën marrëveshje politike në takimin e 4 gushtit.
Kurti tha se diskutuan opsionet për zhbllokimin e situatës, duke theksuar nevojën për një marrëveshje që respekton rezultatin zgjedhor dhe garanton stabilitet institucional.
Ndërkaq, Abdixhiku bëri të ditur se bisedimet mund të vazhdojnë edhe pas seancës konstituive të 6 gushtit, duke theksuar se LDK-ja nuk synon postin e kryetarit të Kuvendit.
Pas takimit mes Albin Kurtit dhe Lumir Abdixhikut, ka reaguar analisti Rron Gjinovci.
Ai vlerësoi se LDK-ja ka pozitën më të dobët negociuese dhe paralajmëroi se zgjedhjet e reja mund ta dëmtojnë rëndë partinë.
Postimi i plotë:
Ani loqkë, shko në zgjedhje edhe niher besoj e kalon pragun. Po ti i nderum duhesh me ditë që pozitën negociuese e ki ma t’lodhtën prej krejt liderëve politikë në Kosovë. Me bo me shku edhe niher në zgjedhje, partia jote shkon drejt shuarjes, e përçame, e ndame, e lodhun. Merr qaty çka t’munësh e provo ne rikuperu partinë për 4 vjet se kërkah s’je.
