Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka publikuar një fotografi me 18 deputetët e LDK-së, pas formimit të grupit parlamentar, duke u uruar atyre sukses në mandatin e ri.
Abdixhiku ka shkruar se deputetët e partisë do të jenë pjesë e një “përcaktimi të rrugëtimit të përbashkët përpara”, duke vënë theksin në angazhimin e tyre institucional.
“Me 18 deputetët e LDK-së, në përcaktimin e rrugëtimit të përbashkët përpara. Paçi fat e shëndet, në shërbim të Republikës dhe popullit të Kosovës nga nesër e tutje”, ka shkruar Abdixhiku.
Ky mesazh vjen në një kohë kur LDK po hyn në një fazë të re politike pas zgjedhjeve, me fokus në organizimin e brendshëm dhe rolin që do të ketë në Kuvendin e Kosovës.
Postimi i plotë:
Me 18 deputetët e LDK-së, në përcaktimin e rrugëtimit të përbashkët përpara.
Paçi fat e shëndet, në shërbim të Republikës dhe popullit të Kosovës nga nesër e tutje.

