Aktuale

Përballje frontale mes policisë dhe protestuesve pas Piramidës, efektivët tërhiqen pas për t’i rezistuar sulmeve

Protestuesit kanë mësyrë në zonën e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Pasi shkatërruan Piramidën, ka nisur përplasja para kryeministrisë, teksa një pjesë e protestuesve janë përballur në një betejë frontale me policinë.

Në një video të siguruar nga gazetarja e Top Channel, Kristi Gongo, dhjetëra policë shihet të bëhen bashkë për t’i bërë ballë sulmit të protestuesve.

Këta të fundit refuzojnë përballjen dhe njëri prej tyre shihet të japë urdhër të tërhiqen dhe të zhvendosen në një tjetër lokacion./Top Channel

Të Ngjashme