Protesta studentore në Tiranë është përshkallëzuar në përplasje të forta pranë Kryeministrisë.
Protestuesit kanë hedhur gurë dhe molotovë në drejtim të objektit, ndërsa dëgjohen thirrjet “Digje, digje!”.
Punonjës të Gardës së Republikës kanë hedhur gaz lotsjellës nga tarraca e Kryeministrisë drejt protestuesve.
Policia ka ndërhyrë me gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë në disa fronte, ndërsa forcat speciale dhe efektivët e njësisë “Shqiponja” janë pozicionuar pranë institucioneve, raporton A2 CNN.
Më herët, protestuesit dëmtuan objektet e Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Brendshme, ndërsa janë raportuar edhe vatra zjarri në disa pika të bulevardit. Gjatë përplasjeve, një protestues është parë i lënduar, ndërsa qytetarë të tjerë i kanë ofruar ndihmën e parë.
