Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka reaguar sërish, pasi deklaratat e tij se Serbia po shikon mundësinë që të devijojë rrjedhës e Lumit Ibër, i cili furnizon Liqenin e Ujmanit, jetik për nevojat e Kosovës me ujë, shkaktuan reagim të gjerë të faktorit shqiptar.
Për RTS, Vuçiç, pas replikave mes Prishtinës e Beogradit ka deklaruar se zhvendosja e rrjedhës së Lumit Ibër është “çështje e brendshme e jona”.
NEWS “Do na kushtojë shtrenjtë!” Denoncimi që po bën xhiron e rrjetit: Pse skandali me aeroportin rrezikon të shpërthejë keq!“Nuk e di se çfarë lidhjeje ka Ibri me Shqipërinë”, tha presidenti Vuçiç më tej.
Presidenti i Serbisë komentoi gjithashtu pse deklarata e tij për lumin Ibër e shtyu palën shqiptare të kontaktojë Brukselin dhe nga u njoftua se do të ngrihet një grup pune.
“Kemi një problem diku rreth Ribaric-it, le të shohim, le të shohim për çfarë bëhet fjalë, dhe pastaj do të shohim”, tha Vuçiç.
NEWS Krim pasioni? Gazetarja zbulon detaje rreth zhdukjes së Eglant Koçit: E dashura e telefonoi atë ditë, po shqyrtohen të gjitha pistatAi theksoi se shqiptarët “duhet ta bëjnë këtë për të mbuluar të gjitha krimet e tyre kundër popullit serb – arrestime, ngacmime, ngacmime të serbëve, shembje shtëpish, rrahje fjalë për fjalë të serbëve vetëm sepse serbët janë kudo”.
Sipas tij, “terrori po kryhet së bashku me organet e bashkësisë ndërkombëtare për të minuar çdo ditë institucionet e Serbisë në Kosovë dhe për të forcuar institucionet që nuk kanë lidhje me të drejtën ndërkombëtare dhe nuk janë themeluar në përputhje me normat e së drejtës publike ndërkombëtare”.
