Aktuale

Pesë qytete në zonën e kuqe, rritet rreziku i zjarreve edhe në Tiranë! Çfarë paralajmëron Instituti i Gjeoshkencave për sot dhe nesër

Temperaturat e larta, mungesa e reshjeve dhe forcimi i erës në zona të caktuara do të karakterizojnë motin në vend, në një periudhë kur vëmendja mbetet e përqendruar te zjarret në pyje. Sipas njoftimit të Institutit të Gjeoshkencave, për ditën e martë, 11 gusht, nuk parashikohen reshje në territorin e vendit, ndërsa temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 39 gradë Celsius. Lezha, Tirana, Durrësi, Fieri dhe Elbasani janë në zonën e kuqe ku rreziku për zjarre është i madh.

NEWS  Vrasja e Endri Goxhajt, prindërit e 30-vjeçarit tregojnë detaje: E ruanin përditëPër pasditen e sotme, reshje lokalisht të dobëta priten vetëm në qarqet Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet e tjera nuk parashikohen reshje. Nesër situata pritet të jetë edhe më e thatë, pasi nuk parashikohen reshje në asnjë qark. Temperaturat më të larta pritet të regjistrohen në zonat e ulëta, ku termometri do të lëvizë nga 22°C në 39°C. Në bregdet temperaturat parashikohen nga 23°C deri në 35°C, ndërsa në zonat malore nga 16°C deri në 34°C.

NEWS  Telefonata e “sakatit” pas kontrollit të policisë në lokal, a do i bindet Hajrullës drejtori i Vlorës, Edvin NdreuNjë tjetër element që merr rëndësi në kushtet e zjarreve në pyje është era. Sipas parashikimit, gjatë pasdites së sotme dhe ditës së martë ajo do të fryjë e lehtë deri mesatare, por në bregdet dhe zonat malore mund të jetë për momente e fortë. Kombinimi i temperaturave të larta, mungesës së reshjeve dhe erës, veçanërisht në bregdet dhe zonat malore, krijon kushte që kërkojnë vëmendje të shtuar ndaj vatrave të zjarrit dhe mundësisë së përhapjes së tyre.

NEWS  Publikohen pamjet, momenti kur nisi zjarri në tregun tek “5 Maji”! Si shpërthyen flakët

Të Ngjashme