![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/06/pse-eshte-i-rendesishem-konsumimi-i-pjeprit_647b5986e74b6.jpeg?resize=1140%2C694&ssl=1)
Pjepri është një nga ushqimet që tretet më lehtë dhe më shpejt.
Kombinimi i pjeprit me ushqime të tjera që treten ngadalë shkakton probleme në stomak.
Kur pjepri konsumohet me stomak bosh, grimcat e tij lëvizin shumë shpejt në aparatin tretës.
Prandaj ato përçojnë me ritmin e duhur të gjitha vlerat dhe përfitimet shëndetësore.
Por, nëse e hani me ushqime të tjera ose pas ushqimeve të tjera, këto të fundit do të ngadalësojnë tretjen e pjeprit.
Sheqernat tek fruit i pjeprit do të fermentohen në stomak dhe do të kthehen në vatër të baktereve të këqija.
Rezultati do të jetë një stomak i fryrë dhe i mbushur me gazra.