Lajme

Qytetarët vijojnë protestën në ditën e 67-të në Tiranë

Qytetarë u mblodhën pasditen e sotme në kryeqytet, në protestën e 67-të kundër investimit turistik të planifikuar në Zvërnec si dhe me kërkesat për largimin e qeverisë dhe klasës së vjetër politike.

Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit marshuan drejt Kryeministrisë përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Kërkesat, veç anulimit të projektit në Zvërnec, janë edhe politike, përfshirë thirrje për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshime në sistemin politik.

Ata kërkojnë ndryshimin e ligjit zgjedhor, si dhe shfuqizimin e ligjit për investitorët strategjikë, Paketës së Maleve, si dhe ndryshimeve për zonat e mbrojtura dhe trashëgiminë kulturore.

Të Ngjashme