Lajme

Ra pre e hajnave, i morën ari, argjend e afro 8 mijë euro, qytetari bën ftesën: Kthehuni të merrni preminë kryesore

Qytetari Ilir Tasholli ka bërë të ditur se gjatë një ahengu familjar persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe kanë grabitur stoli ari, argjendi, orë dore dhe para, me një vlerë që sipas tij nuk i kalon 8 mijë euro.

Ai ka ironizuar autorët e vjedhjes, duke thënë se nuk kanë arritur të gjejnë “gjekpotin kryesor” dhe madje i ka ftuar të kthehen për ta marrë “preminë kryesore”.

Tasholli ka theksuar se familja e tij është mirë dhe se festa ka vazhduar pavarësisht incidentit.

Postimi i plotë (pa ndërhyrje):

Ftesë❗

Mbrëmë përderisa ishim në ahengun tonë familjar u thye shtëpia jonë duke grabitur  ari, argjend,  ora dore dhe para vlera e të cilave nuk kalon 8.000€. i bëj ftesë hajnit-ave i cili nuk është shumë i largët dhe i cili padyshim se më njeh mirë, kulla e Ilir Enver Mehmet Tashollit atë vlerë e konsideron rrëmojsa për dhëmb dhe shpreh vullnetin  ta ftojë që të kthehet në vendin e ngjarjes dhe sigurisht se do marri bonusin apo preminë kryesore sepse nuk ka arrit me pa gjekpotin kryesor e as gjekpoti atë,  i cili do e shpërblente me preminë kryesore duke e bërë të pasur përjetësisht!

Ne jemi mirë dhe jemi shëndosh, ahengu vazhdon në familjen tonë.

Dasma e vitit 2026- Tasholli-Sopiani.

Të Ngjashme