Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Rama : Nga e hëna e hëna 300 kontejnerë të rinj do të vendosen në kryeqytet

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se nga e hëna 300 kontejnerë të rinj do të vendosen në kryeqytet.

Rama thotë se angazhimi i ndërmarrjeve publike do të sjellin efektin e vet praktik e të prekshëm.

Kur dhe pse SHBA-ja e Rusia i prishën raportet – Çfarë thotë historia?Keni dëgjuar për termat introvert apo ekstrovert, por ç’do të thotë të jesh një a…A djeg kalori të menduarit? Çfarë thotë shkencaRastësi apo fat: Kjo ngjyrë është e vetmja gjë që duhet kur ke nevojë të tërheqësh vëme…“Ndaj Bayern Munich nuk është lojë për titull, kënaqësi të punosh me Xhakën” – Alonso f…

“Angazhimi serioz e përkushtimi profesional i punëtorëve plot vullnet e të palodhshëm të ndërmarrjeve tona publike, dhe potenciali i madh që kanë Ndërmarrjet tona të kryeqytetit siç është Ndërmarrja Publike Banesore sjellin efektin e vet praktik e të prekshëm”, thotë ai.

Tutje, Rama ka shkruar se “Ata, të prirë nga dedikimi e dashuria për qytetin kanë arritur të bëjnë një punë të vlefshme për të gjithë, kanë filluar vet me prodhimin e kontejnerëve, të cilët do të reduktojnë mbeturinat në kryeqytet dhe lehtësojnë punën e kushtet e punëtorëve të pastrimit”.

Ndryshe, Rama para pak ditësh kishte shkarkuar drejtorin e Shërbimeve Publike, pikërisht për shkak të problemeve me mbeturina në kryeqytet.