Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Reagon Hoti: Sa isha unë kryeministër pranuam njohjen nga Izraeli

Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pasi Qeveria e Izraelit ka marrë vendim që t’i heq vizat për qytetarët e Kosovës.

Hoti është shprehur i lumtur se gjatë kohës sa ishte kryeministër Izraeli e kishte njohur Kosovën si shtet.

”Jam i lumtur që sa isha Kryeministër e pranuam njohjen nga Izraeli dhe tash si Kryetar i Grupit të Miqësisë Kosovë-Izrael ta marrë lajmin se së shpejti lëvizim pa viza në Izrael. Si Grup i Miqësisë kemi punuar shumë që të thellojmë bashkëpunimin ekonomik dhe diplomatik me Izraelin. Ndër kërkesat e para në vizitën që kishim në Izrael si Grup i Miqësisë kërkuam heqjen e vizave për qytetarët tanë. Kjo është një mundësi për qytetarët dhe bizneset t’i shkëmbejnë përvojat e tyre”, ka thënë ai.

“Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës dhe miqtë e saj”, ka deklaruar ai.