Një përleshje fizike mes disa personave raportohet të ketë ndodhur në Viti.
Pamjet e momentit të rrahjes janë publikuar në rrjetet sociale, ku shihen disa persona duke u përleshur fizikisht.
Klankosova.tv ka kontaktuar policinë lidhur me rastin, për të marrë më shumë detaje rreth rrethanave të incidentit.
Mirëpo, deri në publikimin e këtij lajmi, policia ende nuk ka kthyer përgjigje.
