Lajme

Senatorja Ernst në Kosovë, e shoqëruar nga Prattipati viziton Manastirin e Graçanicës

E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati këtë të hënë ka pritur në Kosovë senatoren amerikane, Joni Ernst.

Ambasada amerikane në Prishtinë ka ndarë detaje nga takimi i tyre përmes një postimi në “X”.

Ernst mësohet se ka zhvilluar takimin me Prattipati në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë. Ajo gjithashtu vizitoi Manastirin e Graçanicës.

“E Ngarkuara me Punë Anu Prattipati ka kënaqësinë të mirëpresë senatoren amerikane Joni Ernst në Kosovë. Senatori Ernst mori pjesë në takime në Ambasadën e SHBA-së në Prishtina këtë pasdite dhe vizitoi Manastirin e Graçanicës, një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s”, thuhet në njoftim.

Të Ngjashme