Aktuale

“Servil i Ramës”/ Protestuesit i thyejnë vezët në kokë Bledi Manes, gazetari humb qetësinë dhe tenton t’i sulmojë (Video)

Bledi Mane është vënë në shënjestër të protestuesve që prej disa javësh tashmë gjurmojnë dhe konfrontohen me politikanë të ndryshëm shqiptarë.

Gazetarit i “i kanë zënë pritë” teksa ishte duke ecur pranë zonës së ish-Bllokut ku edhe e kanë qëlluar me vezë.

Ai shihet teksa një moment tenton t’i konfrontojë, por përballet me disa prej tyre të cilët i thërrasin “servil i Ramës”.

Konfrontimi fizik duket se është shmangur, teksa gazetari është larguar me shenjat e vezëve që e kanë qëlluar në kokë dhe trup.

Të Ngjashme