Shefi ushtarak i NATO-s, Giuseppe Cavo Dragone, ka deklaruar se Aleanca është e përgatitur për skenarë të ndryshëm, përfshirë një sulm të drejtpërdrejtë ndaj një prej vendeve anëtare.
Duke folur për kërcënimet hibride, Cavo Dragone tha se aktivitete të tilla zakonisht mbeten nën pragun që do të çonte automatikisht në kërkesën për aktivizimin e Nenit 5 të Traktatit të Atlantikut të Veriut.
Ai sqaroi se një sulm i drejtpërdrejtë do të përbënte një situatë krejtësisht tjetër dhe do të sillte menjëherë në agjendë Nenin 5, i cili përcakton parimin e mbrojtjes kolektive të Aleancës.
