Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Sherr me thika te Komuna e Parisit, një i plagosur

Një sherr me thika ka ndodhur mesditën e sotme në zonën Komuna e Parisit, në kryeqytet.

Për pasojë ka mbetur i person i plagosur, i identifikuar si Mirel Ishka. Ai është dërguar me shpejtësi tek Trauma dhe po i nënshtrohet një operacioni.Autori i plagosjes është larguar nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht mbetet në arrati.

“Tiranë/Informacion paraprak Më datë 12.02.2024, rreth orës 11:55, në rrugën “Prokop Mima”, shtetasi F. B., 30 vjeç, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës thikë, shtetasin M. I., 32 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, njofton policia.