Edicioni i pestë i Shkollës Verore Ndërkombëtare 2026, në Universitetin e Prizrenit, ka bërë bashkë një numër të konsiderueshëm studentësh nga mbarë bota. Kjo ngjarje po shërben si një urë lidhëse akademike dhe kulturore në qytetin historik të Prizrenit.
Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti” ka hapur dyert për shkollën verore 2026. Në edicionin e pestë studentët nga mbarë bota do të trajtojnë gjashtë module universitare.
“Është shkollë ndërkombëtare edhe cka është e vecanta këtë vitë për gjashtë profesor që i ftojmë ndërkombëtar janë 33 aplikantë dmth kërkesa për të ardhur në shkollën verore të Universitetit të Prizrenit është jashtëzakonishtë e madhe edhe pse promovimi i jonë është ma shumë i bërë nga ish-studentët sesa i bërë nga vetë ne “, tha Rifat Morina, koordinator i shkollës verore.
Nga 300 aplikues, në edicionin e pestë të shkollës verore, do të marrin pjesë rreth 200 prej tyre. Studentët këtë shkollë e shohin si një mundësi të mirë të shkëmbimit të përvojave dhe njohje me shoqëri dhe kultura të reja.
“Është shumë eksiperiencë shumë e mirë jam shumë e gëzueshme që kam ardhur informacionin e kom marrë nga një profesor nga Austria e që është i Prishtinës dhe me tha të aplikoj kom apliku dhe jam këtu”, theksoi Jetlinda Gjona.
“Është hera ime e dytë që po marr pjesë në shkollën verore. Jam pjesë e kursit për lajmet e rreme, dezinformimin dhe inteligjencën artificiale e që është shumë interesante për mua”, pohoi Zohal Holamajdera, studente nga Taxhikistani.
“Modulet këtu në përgjithësi janë lidhur me AI dhe personalisht mendoj besojë që interligjenca artificiale është e ardhmja dhe ajo do të jetë pjesë e cdo pjese dhe çdo sfere pra është shumë e rëndësishme që ti edukojmë njerëzit lidhur me AI pavarësisht se çfarë profesioni kanë ata”, tha Muhammed Harun, student nga Sudani.
“Këtu më pëlqen shumë tashmë veçse dua që sërish të kthehem në Prizren, tashmë veçse kam bërë disa shokë të rinj profesorët janë shumë të mirë dhe kurset janë shumë të mira dhe jam shume entuziaste për gjithë këtë”, theksoi Alejna Kastrati, studente nga Belgjika.
Shkolla verore në Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti” do të zgjasë deri më 14 gusht.
