Lajme

“Shkoni hyni në prap*nicë Hashim Thaçit” – Gani Geci reagon ashpër ndaj VV-së e PDK-së

Gani Geci ka reaguar ashpër ndaj VV-së dhe PDK-së, duke thënë se u bashkuan kundër një familjeje.

Përmes një postimi në Facebook, Geci i ka akuzuar këto dy pole politike se janë bërë bashkë kundër familjes së tij, duke i quajtur ato “pjellë të njëra-tjetrës”.

Në shkrimin e tij ai ka përmendur emra si Albin Kurti, Hashim Thaçi e Glauk Konjufca.

“Bëhuni bashkë, kapuni dore për dore të gjithë: Albini, Hashimi, Glauku, Karcelli maca e kuca krejt LVV-ja e PDK-ja. Shkoni, birësohuni te Haxhi Polari, krejt një nga një; bëhuni bashkë krejt komunistët prej Prishtine deri në Rusi.se une kam thënë qysh para shumë vitësh dhe po e përsëris prapë se ju, LVV, jeni pjellë e PDK-së me emrin LVV”, shkroi ai.

“Shkoni hyni edhe në Prapanicë Hashim Thaçit bile bash mirë po bani qe po baheni bashkë kunder neshë”.

Geci nuk ka kursyer as kritikat për veprimet politike të viteve të fundit, duke i quajtur deputetët “rrenacakë” që nuk kanë guxim të ballafaqohen me procese të rëndësishme.

Geci u shpreh se po të ishin “burra e deputetë me dinjitet”, ata do ta kishin zhbërë Gjykatën Speciale.

Ai akuzoi të dyja palët për lëshime ndaj Serbisë, duke përmendur “Zajednicën” dhe “samoupravlanjen” (vetëmenaxhimin).

Ai përsëritur qëndrimin e tij të vjetër se LVV është produkt i PDK-së dhe se të dyja rrymat e kanë zanafillën te OMLK-ja.

“Ju keni veç llafe, se me qenë ju burra e deputet të fort e me dinjitet e me qenë ju dikushi, e kishit zhbërë Gjykatën Speciale, po jeni veç rrenacakë, asgjë më shumë.Shumë shpejt do ta kuptojë i gjithë populli i Kosovës se ju të dy palët jeni pjellë e OMLK-së”.

Theksojmë se deputeti Fatos Geci shprehu dëshirë në Kuvendin e Kosovës për burgimin e përhershëm të Hashim Thaçit.

Më pas Nehat dhe Gani Geci deklaruan se fjalimin ia kanë shkruar Fatos Gecit.

Por deputeti Geci tha se këto janë spekulime, ndërsa babai i tij Halil Geci deklaroi se sulmet ndaj Fatos Gecit janë ndaj Albin Kurtit dhe Donika Gërvallës.

Të Ngjashme