Lajme

“Si zëdhënës i Beogradit” – Koci me kritika të ashpra ndaj Zelenskyt pas deklaratave për Kosovën

Analisti politik Melazim Koci përmes një postimi në Facebook ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë vizitës së tij në Beograd, ku ai përsëriti qëndrimin e Ukrainës për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës dhe theksoi respektimin e integritetit territorial të Serbisë dhe të drejtës ndërkombëtare.

Koci e ka kritikuar ashpër qëndrimin e presidentit ukrainas, duke thënë se Zelensky “duket se harroi se po fliste si burrështetas, jo si zëdhënës i Beogradit”.

Sipas tij, duke e cilësuar pavarësinë e Kosovës si “të njëanshme” dhe duke iu referuar të drejtës ndërkombëtare, Zelensky nuk e ka sfiduar vetëm Kosovën, por edhe qëndrimet e SHBA-së, BE-së dhe Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, përcjell “Bota sot”.

Reagimi i plotë

Zelenski të cilin vjet Trump e kishte quajtur diktator, duket se harroi se po fliste si burrështetas, jo si zëdhënës i Beogradit. Duke e quajtur pavarësinë e Kosovës “të njëanshme” dhe duke u fshehur pas “së drejtës ndërkombëtare”, ai nuk e sfidoi vetëm Kosovën, por SHBA-në, BE-në dhe GJND-në. Një gafë diplomatike që i shkon më shumë Beogradit sesa Kievit.

Të Ngjashme