Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, ka theksuar se normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve mbetet i domosdoshëm për avancimin e tyre në procesin e integrimit evropian.
Deklarata u bë pas takimit që Sørensen zhvilloi me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha.
Në takim u diskutua për ecurinë e dialogut Kosovë–Serbi, rolin e Bashkimit Evropian në këtë proces dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.
Postimi:
Me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë 🇦🇱, Ferit Hoxha, bisedova për Dialogun për normalizimin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Theksova se nuk do të ketë bilateralizim të Dialogut. Ai mbetet një proces i lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Të dyja palët kanë nevojë për normalizim për të avancuar në rrugën e tyre drejt BE-së.
With 🇦🇱 FM @HoxhaFer, I spoke about the Dialogue on normalisation between Kosovo and Serbia. Underlined there will be no bilateralisation of the Dialogue. It stays an EU-facilitated process between Kosovo and Serbia. Both parties need normalisation to advance on their EU paths. pic.twitter.com/zajwK5AXFA
— EUSR for Belgrade-Pristina Dialogue (@EUSR_Dialogue) May 26, 2026
