Protesta e studentëve në Tiranë vijon të përshkallëzohet.
Të rinjtë kanë hyrë në godinën e Kryesisë së Kuvendit, ku kanë ndezur zjarr.
Ata kanë thirrur në kor “digje, digje…”.
Zhvillimi vjen pas disa orësh tensionesh dhe përplasjesh në kryeqytet, ku protestuesit janë përballur me forcat e policisë.
Më herët, gjatë protestës janë regjistruar akte dhune dhe dëmtime të pronës, ndërsa pranë Piramidës janë djegur një makinë dhe një motor.
Situata mbetet e tensionuar, ndërsa protestuesit vijojnë tubimin dhe policia i është kundërpërgjigjur me presion uji dhe gaz lotsjellës./Top Channel
